• 18/05/2021
Digiqole ad

Nënkryetari i LDK’së, ka pyetur se si mund të ndikohet zonja që ka guxim politik

 Nënkryetari i LDK’së, ka pyetur se si mund të ndikohet zonja që ka guxim politik

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka pyetur se si mund të ndikohet zonja që ka guxim politik. Bëhet fjalë për u.d së presidentit Vjosa Osmani, e cila dje tha se ka qenë e ndikuar gjatë kohës sa ishte në LDK, andaj edhe kishte krahasuar Kurtin me Çavezin e Venezuelës.

Madje, Haziri tha se Osmani ka qenë shumë e butë në krahasim me rivalin kryesor të saj, Albin Kurtin e VV’së, gjatë zgjedhjeve të tetorit më 2019.

Sponzorizuar

“Ajo është e pandikuar, Vjosa Osmani nuk mund të ndikohet nga askush. Nëse po flisni për një zonjë që ka guxim politik, nuk mund të flasim për ndikueshmëri. Nëse atëherë ka qenë e ndikueshme, sot nga kush është e ndikueshme? Për mua ka qenë shumë e butë në krahasim me rivalin kryesor, VV’në”, ka thënë Haziri.

Tutje, ai tha se Osmani dhe grupi i saj kanë kaluar në një listë me ideologji marksist-leniniste.

“Më vjen keq që Fatoni dhe grupi i tij kanë kaluar në një listë të majtë ideologjike, në një listë marksist-lenisite, në një listë të cilën Peci e ka luftuar”, është shprehur Haziri.

Sponzorizuar

“Ajo listë kundërshton rugovizmin. Në këtë grup ka hy edhe Fatoni vetë, por do ta shohim pas 14 shkurtit”, shtoi Haziri.



Digiqole ad

Të ngjashme