• 17/05/2021
Digiqole ad

Hoxhaj falënderon Bidenin, pasi i kërkoi Serbisë njohjen e Kosovës

 Hoxhaj falënderon Bidenin, pasi i kërkoi Serbisë njohjen e Kosovës

Kryetari i PDK-së, kandidati për Kryeministër Enver Hoxhaj, ka falenderuar presidentin e SHBA-së, Joe Biden, për letren që ia ka dërguar presidentit serb, Aleksandar Vuçiq duke i kërkuar që ta njeh pavarësinë e Kosovës.

Përmes Twitterit, Hoxhaj ka thënë se ky është një zhvillim tepër i rëndësishëm pasi Ballkani Perëndimor mund të ecë përpara në rrugën e saj të integrimit Evropian vetëm kur të zgjidhen të gjitha mosmarrëveshjet.

“Faleminderit Joe Biden që edhe një herë keni përsëritur se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje përfundimtare të përqendruar në njohjen reciproke. Ky është një zhvillim tepër i rëndësishëm pasi Ballkani Perëndimor mund të ecë përpara në rrugën e saj të integrimit Evropian vetëm kur të zgjidhen të gjitha mosmarrëveshjet”, ka shkruar Hoxhaj.

Digiqole ad

Të ngjashme