Reshitaj ka disa fjalë për Yllin dhe Xhebrailat

“Asnjë skuadër në Kosovë aktualisht nuk është më në formë se YLLI” – tha gazetari i njohur nga Suhareka Kushtrim Reshitaj në një postim në Facebook

   Reshitaj shton  se këtë e tregon renditja tabelare në Superligë, si dhe ndeshjet e Final 8, ku të gjitha duelet tjera rrugës për në finale, u mbyllën ngusht.

“Rahoveci mundi Trepçën me dy pikë diferencë, sikurse edhe Prishtina – Pejën. Ponte fitoi nga Vllaznimi me 3 pikë dallim, kurse YLLI mundi Bashkimin me 14 pikë  diferencë. Prishtina fitoi vetëm në çastet e fundit ndaj Pontes në gjysëmfinale, ndërkaq YLLI thuajse e kishte siguruar finalen qysh nga çereku i tretë ndaj Rahovecit. Ajo ndeshje u mbyll me 21 pikë diferencë” -shkruante më tutje në postim e tij

 Sipas Kushtrim Reshitaj kupa sot me çdo kusht duhet të mbetet në Suharekë por për këtë  basketbollistët duhet që të japin 200% nga vetja.

“Ky qytet dhe tifozëria aty i meriton trofetë. Si rezultat i investimeve serioze dhe punës poashtu shumë serioze, titujt s’do diskutim që do të vijnë, si në basketboll ashtu edhe në futboll, andaj le të fillojmë që sot. FORCA YLLI “ – ishin fjalët  e tij drejtuar KB Golden Eagle Yllit  dhe Xhebrailave .

  Për ta përmbushur këtë status ai postoi edhe një foto me fanellën që i karakterizon tifozat e zjarrtë te Suharekës “ Xhebrailat”.