972 gjoba në trafik dhe 481 të tjera për mosrespektim të masave anti-Covid

Policia e Kosovës, ka shqiptuar në 24 orët e fundit 481 gjoba për qytetarët të cilët nuk i kanë zbatuar masat kundër coronavirusit.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Policia ka njoftuar gjithashtu se gjatë 24 orëve është shënuar një aksident me fatalitet, 8 aksidente me të lënduar dhe 26 të tjera vetëm me dëme materiale.

Policia ka njoftuar se gjatë këtyre 24 orëve kanë shqiptuar 972 gjoba në trafik.