• 13/06/2021
Digiqole ad

Plagoset një person në Prizren

 Plagoset një person në Prizren

Një person është plagosur me armë zjarri në lagjen “Bazhdarhane” të Prizrenit.

Rasti ka ndodhur rreth orës 08:50.

Bëhet fjalë për një 39-vjeçar me inicialet V.H.

Vesel Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit tha se :

“Policia në Prizren në ora 8 e 50 minuta ka marrë informacion se në emergjencë është dërguar një person i plagosur me armë zjarri. Njësitet policore menjëherë kanë shkuar në emergjencë edhe kanë kuptuar se V.H, viti i lindjes 1982 siç kanë thënë gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë “.

Gashi shtoi se ende nuk dihet për rrethanat e ngjarjes, por se po punohet për ta kapur të dyshuarin.

Digiqole ad

Të ngjashme