Hoxhaj: Mbi 1 miliard Euro për rimëkëmbjen Ekonomike

Kandidati i për kryeministër nga radhet e PDK-së z.Enver Hoxhaj, gjatë një tubimi në Kaçanik ka thënë se me fondin 1 miliard euro për rimëkëmbjen ekonomike do t’i përkrahim të gjitha projektet që nxisin iniciativën ekonomike, punësimin e të rinjve dhe projektet në fushën e prodhimit.

Ja postimi i plotë:

Entuziazmin që këto ditë jam duke e parë gjithandej Kosovës, sot e pashë edhe në Kaçanikun e krenarisë sonë kombëtare. PDK-ja është e vetmja forcë që e zhvillon shtetin, mbron shtetin dhe garanton shtetin.

Me fondin 1 miliard euro për rimëkëmbjen ekonomike do t’i përkrahim të gjitha projektet që nxisin iniciativën ekonomike, punësimin e të rinjve dhe projektet në fushën e prodhimit.