Shkëmbi: Humbja është përgjegjësi e imja

Kanë përfunduar tri ndeshjet e para të sezonin pranveror të cilat janë luajtur në kuadër të Kupës së Kosovës, shkruan Gazeta Sheshi.com

Llapit ka arritur të triumfoj përmes penalltive dhe kështu e ka eliminuar ekipin e Ballkanit.

Kryetrajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi pas ndeshjes ka deklaruar se humbja ishte përgjigjësi e tij.

“Djemtë u munduan ta dhënë maksimumin, ku me një lojtar me pak arritëm të shkojmë deri në penallti, e ku synimi ka ndryshuar pas daljes se portierit me karton të kuq dhe tani mbetët vetëm të vazhdojmë tutje në kampionat. Më vjen mirë që u rikthyen tifozët këtu në Podujevë, falendëroj futbollistët për atë që sakrifikuan në këtë ndeshje. Kjo humbje është përgjigjësi e imja dhe mendoj që në ndeshjet në vazhdim do të përmisohemi”, ka deklaruar Shkëmbi/GazetaSheshi/