Vjosa dhe Albini ‘zhgënjehen’ në Suharekë

Kandidati për Kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me kandidaten për presidente, Vjosa Osmani, në vazhdën e takimeve për fushatë të 14 shkurtit, sot kanë qëndruar edhe në Suharekë.

Në disa fotografi të siguruara nga Ballkani.info, shihen Kurti dhe Osmani në komunë të Suharekës, por ajo çfarë bie në sy është numri i vogël i qytetarëve të cilët kanë dalë t’i mbështetin ata.

Ndryshe, prej fotografive në vende tjera të cilat edhe shpesh here raportohet se janë të manipuluara për numrin e pjesëmarrësve, në Suharekë shihet dukshëm që Kurti dhe Osmani nuk kanë përkrahje aq të madhe.

Kujtojmë, se kanë mbetur vetëm edhe katër ditë deri në përfundimin e fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit dhe kreu i VV-së dhe kandidat i kësaj partie për kryeministër së bashku me Vjosa Osmanin kandidate për presidente, janë duke garuar në listë të përbashkët dhe në të gjitha takimet e fushatës kanë qëndruar bashkë./ Ballkani.info