• 16/06/2021
Digiqole ad

Hoxhaj: PDK-ja do të udhëheqë me qeverinë e ardhshme, partitë tjera dështuan

 Hoxhaj: PDK-ja do të udhëheqë me qeverinë e ardhshme, partitë tjera dështuan

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj ka mbajtur sot tubim elektoral në Has ku ka prezantuar Planin e Rimëkëmbjes.

Hoxhaj ka thënë se vetëm Partia Demokratike e Kosovës ka program të qartë në këto zgjedhje mund do ta nxjerrë vendin nga udhëkryqi politik, ekonomik e shëndetësor në të cilin gjendet aktualisht.

“Prandaj, në këto zgjedhje ne shkojmë me një program të qartë, shkojmë me një vizion të qartë dhe ne shkojmë mbi të gjitha me një vullnet të qartë dhe vullneti jonë i qartë është fitorja e madhe e cila do të ndodh me 14 shkurt. Ju duhet ta dini që është më rëndësi për vendin për shkak të goditjes së pandemisë që të ketë rimëkëmbje edhe politike edhe ekonomike edhe shëndetësore, arsimore. E vetmja parti e cila mund ta ofrojë një gjë të tillë është Partia Demokratike e Kosovës.”, ka thënë ai.

Hoxhaj ka theksuar PDK-ja përkundër goditjes që ka marrë nga Gjykata Speciale, është partia e vetme që mund ta rimëkëmbë Kosovën.

“Jemi parti politike që është rritur në stuhi, ne jemi parti politike e cila nga stuhitë del më e fortë dhe ju ftoj juve që këtë goditje që e kemi marr si subjekt politik ta shndërroni edhe më shumë në vullnet e në besim për Partinë Demokratike të Kosovës”, ka thënë ai.

Tutje, Hoxhaj ka zhvilluar takim me qytetarët e Zhurit, ku kërkuar që qytetarët të votojnë për PDK-në, e cila është adresa e vetme e stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik.

“Ata të cilët kanë gabuar dhe kanë votuar gabimisht në vjeshtën e 2019 e kanë shansën historike të mos gabojnë me votën e tyre me 14 shkurt. Se çka është votuar në vjeshtën e 2019 ka qenë jo stabiliteti, ka qenë pasiguria, ka qenë keqqeverisja dhe mbi të gjitha ka qenë dorëzimu dhe dezertimi të cilin e ka bërë edhe z. Kurti si kryeministër dhe paaftësia dhe dobësia të cilën ju e keni pa dhe po e shihni çdo ditë edhe te kryeministri në detyrë Hoti. Prandaj, nëse ka një model i cili mund ta qonë vendin përpara në këto zgjedhje është modeli i rimëkëmbjes dhe modeli i qeverisjes së PDK-së, të cilën qytetarët e Kosovës e njohin”, ka thënë ai.

Digiqole ad

Të ngjashme