Vjedhje e rëndë në Suharekë

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Rr. Riza Bllaca në Suharekë.

Në raportin e policisë thuhet se ankuesi mashkull Kosovar ka njoftuar se pasi është kthyer në shtëpinë e viktimës i cili jeton jashtë shtetit, ka hasur se aty ka ndodhur një vjedhje e rëndë.

Sipas ankuesit janë vjedhur një numër i madh i stolive të arit dhe mjete te punës.