Vijnë votat e para me thasë nga diaspora

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar pakot e supozuara me fletëvotime të cilat janë dërguar përmes postës nga qytetarët me të drejtë vote jashtë Kosovës.

Ato janë bartur nga Qendra Transitore Postare për në KQZ që janë përcjellore edhe nga patrulla të Policisë së Kosovës.

Me thasë të cilët janë të lidhur, persona të autorizuar i kanë bartur sot këto fletëvotime.

Gjithashtu, gjatë bartjes së votave kanë qenë të ftuar për të marrë pjesë edhe vëzhguesit e akredituar dhe organizatat të cilat kanë qenë të interesuara.