Sot u mbajt takimi i sigurisë lokale për Suharekë

Sot në takimin e rradhës për kordinim lokal të sigurisë në Suharekë,gjendja ne këtë qytet u vlerësua e qetë dhe e sigurt.

Znj.Mihrije Suka nënkrytare e Komunës e cila ishte edhe kryesuese e këtij takimi, informoi lidhur me gjendjen e shkaktuar nga COVID-19. 

Ajo ka numëruar 1087 raste të prekura me COVID-19 në Suharekë,676 të shëruar, 54 vdekje dhe 354 raste aktive.

Suka diskutoi edhe rreth vendimit të Qeverisë së Kosovës që futi Suharekën në Zonë të Kuqe pas rritjeve të rasteve positive.

Në mbledhje ishte i pranishëm edhe togeri Vehbi Bytyqi, i cili raportoi për rastet e ndodhura në Suharekë gjatë dy javëve të fundit.

Bytyqi raportoi se kanë ndodhur 6 aksidente trafiku, 5 vjedhje, 2 lëndime aksidentale, 2 raste të falsifikimit të parave, 2 raste të mashtrimit, 2 të përdorimit të lëndëve narkotike, dhe 4 raste të dhunës në familje. Si dhe janë shqiptuar 105 gjoba anti-COVID.