10 raste pozitive me coronavirus në Suharekë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24-orëve të fundit nga coronavirusi kanë humbur jetë dy persona, ndërsa janë konfirmuar 344 raste të reja.

IKSHPK njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.281 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 344 raste pozitive.

 Suhareka me 10 raste pozitive me coronavirus sipas  lokalitetev: Gjinoc, Reshtan dhe Peqan me 1 rast, ndërsa numri më i madhë është në Suharekë më 7 raste pozitive.