Valon Syla vazhdon ironizimin me mërgimtarë: “UÇG” – Ushtria Çlirimtare e Gërrnaçave

Gazetari Valon Syla ka ironizuar me ardhjen e mërgimtarëve për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Syla tutje e ka quajtur fluksin e mërgimtarëve Ushtria Çlirimtare e Gërrnaçave.

“Po vjen Ushtria Çlirimtare e Gërrnaçave (UÇG), me na çliru Republikën e Lirë të Kosovës.
Brigada e Kuqe 134, Autobusi Karl Marx nga UjstBurgu.

Brigada e Kuqe 112, Aeroplani Fridrich Engels nga HajmBurgu…… rrugës për në atdheun e kapur bërtitnin UÇG, VV…”, ka shkruar Syla në Facebook.

Kujtojmë se për shkak të deklaratave për mërgimtarët, Syla ishte sulmuar disa javë më parë nga një mërgimtar.