Suharekë: Këto janë temperaturat për sot dhe nesër

Sipas parashikimit, sot do të jetë shumë ftoftë në Kosovë.Gjithashtu janë paraparë edhe reshje bore.

Mot i ftohtë do të mbajë edhe të dielën në vend, derisa, paradite do të ketë reshje të borës.13.02 – Shumë ftohtë, me erë.

Kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me reshje bore, vende-vende edhe me intensitet mesatar.14.02 – Shumë ftohtë, me erë, kryesisht vranët. Reshjet e borës vazhdojnë edhe paradite. Deri në mbrëmje reshjet pushojnë.
15.02 – Shumë ftohtë, me erë. Paradite kryesisht me vransira dhe mundësi për ndonjë rrebesh bore.16.02 – Shumë ftohtë, me vransira e intervale me diell, pasdite edhe me erë. Paradite, kohëpaskohe mund të priten edhe rrebeshe të dobëta bore.17.02 – Kryesisht me diell, por mbetet ftohtë.

Në mbrëmje vransirat do të shtohen.Temperaturat minimale në fundjavë zbresin edhe deri në -11C, e më pas me një tendencë të rritjes. Maksimalet zbresin deri në -5C e më pas gradualisht në rritje deri kur ditën e mërkurë rriten edhe në +3C.

Do të fryj erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga veriu-verilindja 3-13m/s, e me hove edhe deri në 16m/s ditën e diel.Shtypja atmosferike me tendencë të rritje shumë lartë mbi vlera normale.