• 18/05/2021
Digiqole ad

I ftohti polar përfshinë Europën

 I ftohti polar përfshinë Europën

Një rrymë polare ka përfshirë prej ditësh Europën dhe në fundjavë ajo i uli ndjeshëm temperaturat edhe në Mesdhe.


Italia mblodhi të shtunën Komitetin për Mbrojtjen Civile kur temperaturat zbritën disa gradë nën zero e u rrit rreziku i erërave të ftohta me shpejtësi deri 100 km në orë.


Reshje dëbore njoftuan zonat e Piemontes, si Torinoja, Lombardia dhe rajoni apenin në Emilia-Romanjë, ndërsa Sardenja, Lacioja, Kalabria dhe zonat joniane sinjalizuan për shirwra.
Pasi kaluan në fundjavë veriun dhe lindjen e kontinentit, masat me presion të ulët zbritën edhe në Greqi, ku temperaturat ditë më parë preknin nivelin 20 gradë Celsius.


Shërbimi meteorologjik tha se dëborë pritet tani edhe në Athinë e në ultësirat e vendit.
Fundjava ka gjetur më të prekur veriun e Greqisë, por në fazën e dytë që fillon nga e hëna deri të mërkurën, bora e madhe do të zhvendoset në lindje e në jug, edhe në Turqi.


Ndërkohë, i ftohti arktik nga Rusia po kalon në shumicë e Europës lindore, drejt perëndimit dhe jugut.


E ashtuquajtura “Bisha e Lindjes” pritet të sjellë deri 3 metra dëborë në shtetin ishullor të Islandës.
Ngricat e bënë të pamundur një ditë më parë lëvizjen e mjeteve të rënda në një nga autostradat e Francës, pas problemeve të ngjashme më parë në Holandë e Gjermani.

Digiqole ad

Të ngjashme