KQZ: Janë hapur të gjitha vendvotimet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e parë për ditën e sotme.

Zëdhënësi i KQZ Valmir Elezi ka thënë se gjithçka ka filluar sipas planifikimeve.

KQZ njofton se sipas planifikimeve në orët e hershme është shpërndarë metaeriali i ndjeshëm

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se sipas planifikimeve me planin operacional, në orët e hershme të mëngjesit dhe në kohë, është shpërndarë materiali i ndjeshëm zgjedhor, ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet, për në të gjitha qendrat e votimit”, tha ai.

Ai ka njoftuar se të gjitha qendrat e votimit, 888, me gjithsej 2 mijë e 382 vendvotime janë hapur në orën e paraparë

“Sipas kontakteve të para që kemi me zyrtarët tanë në terren, procesi i votimit në këtë orë të parë është duke vijuar normalisht”, tha Elezi.

Sipas listës përfundimtare të certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë 1 milion e 794 mijë e 862 qytetarë me të drejtë vote. U bëjmë thirrje qytetarëve me të drejtë vote që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar.

Numri i subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në këto zgjedhje ëshhtë 28, ndërsa numri i përgjithshëm i kandidatëe për deputetë është 1 mijë e 52 kandidatë.

Gjithashtu, duke e ditur se vëzhgimi i zgjedhjeve ka rëndësi të veçantë, jo vetëm për KQZ-në, sepse ndihmon në rritjen e besueshmërisë në procesin zgjedhor, KQZ-ja ka akredituar 18 ambasada me 146 vëzhgues; 6 organizata ndërkombëtare dhe institucione me 37 vëzhgues; 1 institucion publik me 43 vëzhgues; 26 organizata jo-qeveritare vendore me 1 mijë e 713 vëzhgues; 23 subjekte politike 26 635 vëzhgues; dhe më shumë se 60 media vendore dhe ndërkombëtare me rreth 700 përfaqësues.