EXIT POLL-i nga RTV Dukagjini: LVV prin me 47,9%, e dyta renditet PDK-ja dhe e treta LDK-ja

Qytetarët e Kosovës sot kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Sipas EXIT POLL-it të realizuar nga RTV Dukagjini dhe kompanisë UBO-Consulting këto janë rezultatet që kanë marrë subjektet politike:

Lëvizja Vetëvendosje 47,9%

Partia Demokratike e Kosovës 17,7%

Lidhja Demokratike e Kosovës 14,6%

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 6,6%

Nisma Socialdemokrate 2,7 % dhe
Partitë jo shumicë 10,2%, kurse të tjera 0.3%.

Sipas këtij EXIT POLL-i renditja në Kuvendin e Kosovës do të jetë kështu:

LVV –55 deputet

PDK- 20 deputet

LDK- 17 deputet

AAK-8 deputet dhe

Komunitetet do t’i kenë 20 deputet

Lajmi në përditësim… /RTVDukagjini/Telegrafi/