KQZ numëron 98. 65 % të votave, kryeson bindshëm LVV

Komisioni Qendror i Zgjedhje ka vazhduar numërimin e votave. Deri më tani janë numëruar 98.65% të votave të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Lëvizja Vetëvendosje po prin bindshëm me 48.12% të votave.

E dyta radhitet PDK me 17.30% të votave dhe e treta vjen LDK me 13.14% të votave.

AAK momentalisht ka 7.42% të votave.

Nisma aktualisht ka 2.59% të votave, pamjaftueshëm për ta kaluar pragun.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi i ka thënë Gazetës Online Reporteri.net se kanë mbetur pa u procesuar vetëm 46 vendvotime.

“Numërimi i fletëvotimeve në vendvotime ka përfunduar të dielën në mbrëmje. Deri më tani në ueb faqe janë transmetuar rezultatet nga 2336 vendvotime apo rreth 99%. Kanë mbetur pa u procesuar vetëm 46 vendvotime të dhënat e të cilave do të ngarkohen gjatë ditës”, tha Elezi.

Rezultatet Preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja te veçanta