• 17/05/2021
Digiqole ad

Kryetari Muharremaj, fton qytetarët të respektojnë masat gjatë Festës së Pavarësisë së Kosovës

 Kryetari Muharremaj, fton qytetarët të respektojnë masat gjatë Festës së Pavarësisë së Kosovës

Kryetari Muharremaj, fton qytetarët të respektojnë masat gjatë Festës së Pavarësisë së Kosovës

Qytetarë të nderuar,
Nesër nga ora 10:00 për nder të Festës së Pavarësisë së Kosovës, organizohen homazhe duke filluar nga Parku i Dëshmorëve në Suharekë, për të vazhduar më tutje sikurse viteve të kaluara edhe në lokacione tjera.


Natyrisht se koha e pandemisë po na pamundëson të zhvillojmë aktivitete festive, mirëpo ne në këtë ditë të shënuar nderojmë ata që dhanë gjithçka që ne ta gëzojmë lirinë.


Ju lutem që ti respektoni masat e caktuara nga institucionet shëndetësore, duke iu shmangur tubimeve të mëdha.


Homazhet mund ti organizoni në vazhdimësi me grupe të vogla duke mbajt distancën dhe maskat./ Thuhet në njoftimin e kryetarit Muharremaj.

Digiqole ad

Të ngjashme