Më shumë se 50% e votuesve të VV-së në Suharekë, nuk i besuan Salih Zybes

Në zgjedhjet parlamentare të mbajtura me 14 shkurt 2021, në Komunën e Suharekës, lëvizja Vetvendosje ka dalur e para me mbi 9500 vota.

Nga votat enë Komunën e Suharekës, Salih Zyba ish deputet njëherit kryetar i qendrës së VV-së në Suharekë ka arritur të marrë besimin e më pak se 50% të votuesve duke marrur rreth 4100 vota, apo rreth 2500 vota më pak se Vjosa Osmani e cila në Suharekë ka grumbulluar rreth 6600 vota.

Ende nuk dihet se sa vita ka arritur të grumbulloj kandidati tjetër nga Suhareka Hysen Durmishi.

Kujtojmë që në vitin 2019, Lidhja Demokratike e Kosovës ka pasur 9500 vota, po aq sa ka sot Vetëvendosja, ndërsa në vitin 2021 LDK ka humbur afërsisht 4500 vota, që mesa kësaj radhe kanë shkuar pas Vjosa Osmanit/ SuharekaExpress