Vjosa Osmani uron ditën e Pavarësisë

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani ka uruar ditën e Pavarësisë së Kosovës.

“Ngritja e flamurit shtetëror. Urime dita e pavarësisë së shtetit tonë të dashur”, ka shkruar Osmani në profilin e saj zyrtar në Facebook.

Osmani ka publikuar disa fotografi ku shihet në ceremoninë e ngritjes së flamurit të Kosovës para Qeverisë nga garda e FSK-së.