Dua Lipa me urim të veçantë për 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Dua Lipa shprehet krenare për atë që ka arritur Kosova gjatë këtyre viteve.

Me rastin e 13 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa zgjodhi fjalët më të bukura për atdheun e saj.

Me anë të një fotografie të edituar, në të cilën prapa këngëtares shihet flamuri shtetëror i Kosovës, artistja uroi 13 vjetorin e Pavarësisë.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë !!! Kosova 13 VITE !! Kurrë nuk do ta harroj ta shikoja atë të ndodhë në tv ndërsa jetoja në Prishtinë. Ethe, ethe, ethe, energjia e qytetit! E paharrueshme … krenare të shikoj sa shumë kemi arritur dhe sa larg do të shkojmë! ”, janë fjalët e Duas.