Digiqole ad

Gjykata Speciale: Nuk ka rrjedhje të informatave

 Gjykata Speciale: Nuk ka rrjedhje të informatave

Më 11 shkurt në Hagë kryetarja e Gjykatës Speciale thirri takim me të gjithë ambasadorët e shteteve evropiane të akredituar në kryeqytetin diplomatik të Holandës.

Në takimin e mbyllur, kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ngriti alarm për fatin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar që janë të Kosovës, por me seli në shtetin holandez.

Kur kanë nisur procedimet pas konfirmimit të aktakuzave për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Trendafilova thotë se Specialja po përballet me luftë që po vjen nga Kosova për të minuar punën e këtij institucioni.

Në raportimin konfidencial, pjesë të të cilit i publikuan disa media evropiane, gjyqtarja bullgare tha para ambasadorëve se në të ardhmen mund të ketë tentim serioz të zhvendosjes së Gjykatës Speciale në Prishtinë.

“Kjo sigurisht që do të vë në rrezik jetën dhe sigurinë e njerëzve që kanë ose do të jenë të gatshëm të bashkëpunojnë me ne. Ndryshime të tilla, sigurisht, do të kishin një efekt tronditës mbi dëshmitarët të cilët mund të mos dëshirojnë më të paraqiten duke e bërë kështu të pamundur që Prokurori i Specializuar të vazhdojë me rastet e tij”.

Ndonëse u proklamua se ky raportim ishte diçka jo e zakonshme për kryegjyqtaren e Hagës, nga zyra e saj thanë se raportimi i Ekaterina Trendafilova është procedurë normale e punës.

“Në këtë rast nuk ka pasë asnjë rrjedhje të informatave. Në një takim informues për Shefat e Misioneve të BE-së mbi statusin e procedurave publike, të cilin presidentja Trendafilova e mban rregullisht çdo dy vjet, ajo ka përmbledhur çështjet të cilat tashmë janë adresuar publikisht. Kjo është praktikë rutinore që e bëjnë gjykatat që janë të vendosura në Hagë”, thuhet në përgjigjen e zyrës së saj, raporton Klan Kosova.

Ndryshe, Trendafilova në takimin informues me diplomatët evropianë ka kërkuar nga vendet respektive që të bëjnë marrëveshje gjithëpërfshirëse bashkëpunimi për zhvendosjen e dëshmitarëve dhe familjeve të tyre në Evropë.

Pa këto pajtime, sipas Kryetares së Speciales, në disa raste do të jetë e pamundur që dëshmia të jepet lirshëm dhe pa frikë.

Digiqole ad

Të ngjashme