KQZ vendos të rinumërohen 12 vendvotime

Qendra e Numërimit dhe Rezultateve i ka rekomanduar KQZ-së që të rinumërohen 12 vendvotime.

KQZ në mbledhjen e sotme e miratoi këtë rekomandim të QNR-së.

Sipas KQZ-së vendvotimet që rinumërohen i takojnë disa komunave: Gjakovë (1); Fushë Kosovë (1); Rahovec (1); Podujevë (3); Prizren (2); Skenderaj (1); Suharekë (1); Ferizaj (1); dhe Vushtrri (1)

Pjesëmarrja në zgjedhjet e jashtëzakonshme që u mbajtën të dielën në Kosovë është rreth 47%.

Lëvizja Vetëvendosje doli partia e parë, pasuar PDK dhe LDK.