​Flamuri i Kosovës futet në “Librin e Guinnessit”

Flamuri i Kosovës me letra origami ka arritur të futet në librin e rekordeve “Guiness”.

Lajmin e ka bërë të ditur autorja e këtij punimi Arbnora Fejza Idrizi.

Autorja tha se përgatitja e saj ka marrë 1 vjet kohë dhe janë dashur 120 mijë palosje origami.

Ky është njoftimi i saj i plotë:

Të dashur familjar e miq,

Me shumë emocione dhe krenari, dua t’ju njoftoj që Guinness World Records sapo ka aprovuar rekordin tonë për Mozaikun më të Madh Origami – Flamurin e Republikës së Kosovës. Të gjitha detajet dhe linkun zyrtar do t’i ndajmë me ju nesër.

Këtë flamur e kemi ndërtuar me shumë punë e përkushtim për të festuar ditën e pavarësisë, e ky certifikim është një vulë se puna e mirë shpërblehet në fund ç’do herë.

1 vit përgatitje, 4 muaj për të krijuar mbi 120,000 fletpalosje origami, 13 orë punë intenzive me gjithë ekipin për të krijuar Mozaikun më të Madh Origami më Flamurin e Republikës së Kosovës dhe për të vendosur një rekord të ri botëror.

Dua të falënderoj përzemërsisht familjen time dhe ekipin e ngushtë që më kanë përkrahur në ç’do hap:Kryetarin e Komunes se Skenderajt Bekim Jasharin, menaxherin Dan Qarkaj, arkitektin Avni Hetemi, profesorët: Gazmend Hamiti, Rema Shabani, Bislim Elshani dhe Rexhep Uka, sponzoret: Komunen e Skenderajt, Ministrine e Kulturës Rinisë dhe Sportit,Meka Hallall Food, Europrinty, Bashkesine Islame te Republikes se Kosoves, KPJ, Foto Kabashi si dhe të gjithë nxënësit që kanë marrë pjesë në këtë punë të jashtëzakonshme.