Digiqole ad

Refuzohen gati 5 mijë zarfe me vota nga diaspora

 Refuzohen gati 5 mijë zarfe me vota nga diaspora

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se është shënuar progres në përmbylljen e aktiviteteve të parapara që ndihmojnë KQZ-në për të shpallur sa më shpejtë rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë sot se nga 43 mijë e 500 zarfe me fletëvotime nga jashtë, deri më tani 16 mijë e 800 prej tyre i janë nënshtruar procesit të verifikimit ndërkohë që janë aprovuar 11 mijë e 800 e janë refuzuar 4950 sosh.

“Deri më tani nga rreth 16 800 pako të supozuara me fletëvotime që i janë nënshtruar procesit të vlerësimit, janë aprovuar rreth 11 800 zarfe me fletëvotime, ndërsa janë refuzuar rreth 4 950 zarfe me fletëvotime. Arsyet e refuzimit të tyre janë të ndryshme dhe tashmë i kemi bërë të ditura edhe dje. Disa prej këtyre pakove janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës; disa të tjera për shkak se janë dërguar nga persona që janë refuzuar në periudhën e aplikimit. Po ashtu, në disa raste pakot janë dërguar nga votues të paidentifikuar (votim grupor); apo se në pakon që kanë dërguar kanë bashkangjitur dokumente jo-valide”, ka thënë Elezi.

Ai ka bërë të ditur po ashtu se deri tani, nga 2382 vendvotime janë procesuar në sistem të dhënat nga formularët e subjekteve politike për 2247 vendvotime apo 94.33% prej tyre dhe të dhënat për formularët e kandidatëve për 1814 vendvotime apo 76.15% prej tyre.

Edhe në skanimin e listës përfundimtare të votuesve, e cila ka shërbyer që votuesit të nënshkruhen në ditën e zgjedhjeve, sipas KQZ-së ka progres të theksuar.

Deri më tani është skanuar lista përfundimtare e votuesve nga 2 292 vendvotime apo 96.22% e tyre.

Në QNR kemi shënuar progres në përmbylljen e aktiviteteve të pavarura në mënyrë që KQZ-ja të mund të shpall rezultatet përfundimtare.

Nga 2382 vendvotime janë procesuar në sistem të dhëna nga formularët e subjketeve politike për 2247 vendvotime apo rreth 95 për qind të tyre si dhe të dhënat për formularët e kandidatëve për 1814 vebndvotime apo rreth 76 për qind e tyre.

Deri më tani është skanuar lista përfundimtare e votuesve nga 2292 vendvotime apo më shumë 95 për qind të saj. Ky skanim është i domosdoshëm për të na siguruar nëse ka ose jo raste

Është duke vijuar me procesin e vlerësimit të rreth 34 mijë e 500 pakove me fletëvotime.

Ky proces do të na ndihmoj që të japim përgjigje të saktë

Nga rreth 68 mijë pako me fletëvotimi janë aprovuar 11 mijë zarfe janë refuzuar 4900 zarfe me fletëvotime. Në disa raste pakot janë dërguar nga votues të paidentifikuar apo kanë bashkëngjitur dokumente jovalide.

Ka vendvotime që janë duke i u nënshtruar procesit të auditimit dhe deri nesër në mbrëmje do të kemi një raport se sa do të jetë numri i saktë i vendvotimit që do t’i nënshtrohen rinumërimit.

Nuk ka një afat ligjor se kur do të bëhet shpallja e rezultateve përfundimtare. Kjo bëhet e mundur pasi të kryhen disa procedura këtu në QNR që janë të nevojshme.

Zgjedhjet e parakohshme në vitin 2014 dhe 2017 kanë marrë të njëjtën kohë KQZ-së i janë dashur nga dita e zgjkedhjeve e deri në certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve 27 ditë në vitin 2014 dhe 28 ditë në vitin 2017.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se nga 43.500 pako të ardhura me postë, 11.653 i janë nënshtruar procesit të vlerësimit. Sipas KQZ-së, nga to, 8.212 fletëvotime janë aprovuar ndërsa 3.435 janë refuzuar.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se arsye të refuzimit të disa prej zarfeve janë të ndryshme, përfshirë ato që disa pako janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës.

“Arsyet e refuzimit të tyre janë të ndryshme. Disa prej këtyre pakove janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës, gjatë periudhës së aplikimit. Disa prej tyre janë dorëzuar nga persona që refuzuar në periudhën e aplikimit”, ka thënë Elezi.

Zëdhënësi i KQZ-së ka deklaruar se Qendra e Numërimit të Rezultateve është duke punuar intenzivisht në përmbylljen e aktiviteteve të parapara.

“Disa nga aktivitetet që po zhvillohen janë procesimi i të dhënave të formularëve të rezultateve të kandidatëve dhe subjekteve politike, skanimi i listës përfundimtare të votuesve dhe procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime, që kanë ardhur nga jashtë Kosovës”, ka deklaruar ai.

Elezi ka potencuar se nga 2.380 vendvotime, QNR-ja ka arritur të procesojë në sistem të dhëna nga formularët e subjekteve politike, për 2100 vendvotime apo 80% të tyre si dhe të dhënat nga formularët e kandidatëve për 1.679 vendvotime, apo 70 për qind.

Digiqole ad

Të ngjashme