5 raste pozitive me coronavirus në Suharekë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë tre persona të infektuar me COVID-19 kanë humbur jetën, ndërsa janë regjistruar edhe 292 raste të reja me këtë virus.

IKSHPK bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.833 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 292 raste pozitive.

 Ndërsa në Suharekë janë shënuar  5 raste me COVID-19 sipas lokaliteteve: Suharekë 2 raste, Reshtan 1 rast, Greikoc 1 rast, Gjinoc 1 rast.