Islanda dhuron spektakël në Prishtinë, mund Luxemburgun dhe i bën një favor të madh Kosovës

Islanda ka mposhtur Luksemburgun në kuadër të parakualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Islanda ka mposhtur Luxemburgun në kuadër të ndeshjeve parakualifikuese për Kampionatin Botëror këtu në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, transmeton lajmi.net.

Rezultatet në katër çerekët, Islanda – Luxemburgu: (29-23), (28-20), (14-26) dhe (15-15)

Për Luxemburgun shkëlqyen basketbollistët, Oliver Vujakovic me 18 pikë pesë kërcime dhe dy asistime.

Bob Melcher me 15 pikë 10 kërcime dhe një asistim dhe Ben Kovac me 13 pikë pesë kërcime dhe një asistim.

Për Islandën shkëlqyen basketbollistët, Tryggvi Hilanson me 25 pikë pesë kërcime dhe një asistim. Jon Axel Gudmundsson me 17 pikë nëntë kërcime dhe nëntë asistime dhe Elvar Fridriksson me 16 pikë shtatë kërcime dhe dy asistime.

Rezultati përfundimtar, Islanda 86-84 Luxemburgu.

Tani Islanda me këtë fitore i bën një favor të madh Kosovës, ku do të zhvillojë ndeshjen ndaj Sllovakisë dhe në rast të fitores do i rrisë gjasat për kualifikim.