Zemaj: Të vazhdohen masat rigoroze, distanca fizike dhe maskat s’po mbahen

Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me Covid-19, në takimin e mbajtur të hënën ka analizuar situatën aktuale me pandeminë, transmeton Gazeta Online “Reporteri”.

Ky takim është thirr nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

E ky i fundit, ka thënë se ka ulje të lehtë të rasteve, teksa ka shtuar se masat kundër COVID-19 duhet të vazhdojnë.

“Ka ulje të rasteve me COVID-19 në 1.16 për qind. Sipas situatës aktuale, duhet të vazhdohet masat rigoroze. Distanca fizike ka filluar të mungojë, maskat gjithashtu”, u shpreh Zemaj