Policia e konfirmon gjetjen e trupit të pajetë të mësimdhënësit që kërceu nga “Ura e Fshajtë”

Pas gati një muaj është gjetur sot turpi i pajetë i mësimdhënësit Naim Gashi, i cili më datë 26 janar kishte kërcyer nga “Ura e Fshajtë” në Gjakovë.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj ka thënë se trupi i pajetë i mësimdhënësit është gjetur rreth orës 14:00.

“Po është gjetur orës 14:00 në largësi prej vendit të ngjarrjes rreth 600 metra nga ana e FSK-së. Trupi i pa jetë është identifikuar nga familjaret, dhe është dërguar në Institutin mjeko ligjor për obduksion”, tha Gjurkaj për Reporteri.net.

Edhe kryetrari i Rahovecit Smajl Latifi e ka konfirmuar gjetjen e trupit.

“Sapo jam njoftuar nga ekipi i kërkim- shpëtimit të FSK-së, se sot është gjetur trupi i pajetë i mësimdhënësit Naim Gashi nga fshati Sapniq. Ekipi i Gardës së FSK-së, njësia e kërkim shpëtimit “Togu i ujërave” në krye me rreshterin e klasit të parë Naim Mala, tash e sa ditë janë në terren për të bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë, andaj i shpreh mirënjohje të thellë për angazhimin e tyre”, ka shkruar Latifi.

Ai u ka shprehur ngushëllime të afërmve.

“Familjes Gashi, miqve dhe mësimdhënësve ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për humbjen e një njeriu të urtë, mësimdhënës i zoti ashtu siç ishte Naimi! Bë vend të ngjarjes janë edhe ekipet e Mjekësisë ligjore, Policia e Kosovës dhe të gjitha njësitet relevante të cilat i falënderoj poashtu për ndihmën dhe bashkëpunimin”, ka shkruar Latifi.