Digiqole ad

Asambleisti Ndrecaj me kërkesë për kryetarin Muharremaj [Dokument]

 Asambleisti Ndrecaj me kërkesë për kryetarin Muharremaj [Dokument]

Asambleisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Suharekë, i cili njëherit është edhe asambleisti më i votuar në Asamblenë Komunale në Suharekë, pëmes një kërkese të adresuar kryetarit të Komunës Bali Muharremaj ka ngritur shqetësimet e tij rreth energjisë elektrike në disa Fshatra malore të komunës sonë.

Ndrecaj ka kërkuar nga kryetari Muharremaj që të kërkoj nga KEDS investime në rrjetin e tensionit 10kVA ose që të ndajë mjete financiare nga buxheti i Komunës.

Ja postimi i plotë i z.Ndrecaj së bashku me kërkesën e protokoluar:

“Duke ju përmbajtur detyrave të mia, në cilësinë e të zgjedhurit nga qytetarët e Komunës sonë, duke parë gjendjën në teren, sot kërkova nga Kryetari i Komunës që te kërkoj nga ana e KEDS-it që të bëjë investime në rrjetin e Tensionit 10 kVA, ose që të ndajmë mjete financiare për rregullimin e ketyre rrjeteve elektrike për fshatrat malore të Komunës sonë si në fshatrat Maçitevë, Dolloc, Greiçevc, Vreshec, Mohlan, Budakovë, si dhe në disa fshatra tjera me qëllim të rritjes se cilësisë së furnizimit me energji elktrike.”



Digiqole ad

Të ngjashme