Labi nuk duron më: Nga java tjetër filloj me mbrëmje muzikore në të gjitha lokalet e Kosovës

Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Labinot Tahiri-Labi, nga java e ardhshme do të filloj me mbrëmje muzikore.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtari, teksa ka thënë se kushdo që infektohet me koronavirus le të izolohet në shtëpi.

“Nga java tjetër, nëpër lokalet e Ferizajt dhe në të gjitha lokalet e Kosovës!. Tani fushata ka mbaruar rastet janë rritur si pasoj e fushatës. Ani nuk ka dert, tani edhe ne duam të helmohemi, nuk ka dert që fushatat na i shtuan rastet! Pa punë nuk po shkon, duhet me sakrifiku e me ju qu në shtëpi fëmijëve shembull me hangër e me pi e me ju ble libra…”, ka shkruar ndër të tjera Labi. Labi në Instagram ka ndarë me ndjekësit video nga perfomancat e tij me këtë mbishkrim: “ZOT, faleminderit për këto tela të zërit tim, që mi bëre të mi dëgjojë i madh e i vogël. Me dashuri për ju”.