• 18/05/2021
Digiqole ad

4 të vdekur dhe 368 raste të reja me coronavirus në 24 orët e fundit

 4 të vdekur dhe 368 raste të reja me coronavirus në 24 orët e fundit

Katër pacientë të infektuar me coronavirus ka humbur jetën brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, teksa janë konfirmuar edhe 368 raste të reja pozitive.

Në raportin 24 orësh të gjendjes me COVID-19, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se janë shëruar edhe 241 pacientë që ishin të infektuar me virusin SARS CoV-2.

Numri total i rasteve pozitive është 67.008 raste nga 291.847 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.579 raste të vdekjes.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 58.600 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.829

Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:

241 TË SHËRUAR DHE 368 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.843 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 368 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (71, 86 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç) dhe Shtime 1 rast (62 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 67.008 raste nga 291.847 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.579 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 241 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 58.600 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.829

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 211 raste, Gjilan 30 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Lipjan 15 raste, Ferizaj 14 raste, Pejë 12 raste, Obiliq 10 raste, Podujevë 9 raste, Gjakovë 5 raste, Graçanicë 5 raste, Suharekë 5 raste, Mitrovicë 4 raste, Shtime 4 raste, Vushtrri 4 raste, Kamenicë 3 raste, Viti 3 raste, Prizren 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Drenas, Istog, Kaçanik dhe Shtërpcë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

Digiqole ad

Të ngjashme