Digiqole ad

Këto janë shtetet që votuan kundër liberalizimit të vizave për Kosovën

 Këto janë shtetet që votuan kundër liberalizimit të vizave për Kosovën

Përgjatë mbledhjes së Komisionit për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian, ku u votuan amandamente të shumta në raportin për Kosovën të përgatitur gna Viola Von Cramon, Franca, Spanja dhe shtete të tjera dolën kundër proceseve të Kosovës.

Në mesin e shumë amendamenteve të propozuara në raportin për Kosovën, kishte edhe kërkesa që të hiqet paragrafi, përmes së cilit ftohen pesë vendet e BE-së, që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë një gjë të tillë.

Një kërkesë të tillë kanë bërë sidomos deputetët nga Spanja dhe shtete të tjera, që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, raporton REL.

Kundër thirrjes për liberalizimin e vizave u propozuan disa amendamente nga disa deputetët të ekstremit të djathtë, sidomos nga Franca.

Rezolutat e Parlamentit Evropian shprehin qëndrime politike të këtij institucioni të BE-së, por nuk janë ligjërisht të obligueshme për vendet anëtare.

Prandaj, edhe thirrjet e deritanishme të PE-së për njohjen e Kosovës nga pesë shtetet e bllokut evropian si dhe ajo për liberalizimin e vizave, nuk kanë pasur ndonjë efekt.

Digiqole ad

Të ngjashme