• 16/06/2021
Digiqole ad

Mbi 6800 raste aktive me Covid-19

 Mbi 6800 raste aktive me Covid-19

Vendi po vijon të përballet me një rritje të rasteve ditëve të fundit, me të dhënat e publikuara të martën që treguan se ishin 368 raste të reja me COVID-19 nga mbi 2800 testime të realizuara.

Numri total i rasteve pozitive është 67.008 raste nga 291.847 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.579 raste të vdekjes.

Bazuar në të dhënat e IKSHPK numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 58.600 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6829.

Ndërkohë që ditët kalojnë Kosova mbetet vendi i vetëm në Ballkan që s’ka marrë asnjë dozë vaksine kundër COVID-19 me autoritetet që premtuan se vaksina do të jenë në shkurt por kur kanë mbetur edhe katër ditë deri në përfundim të muajit ende nuk ka një datë se kur do të mbërrijnë ato në Kosovë.

Digiqole ad

Të ngjashme