Prokurorja e Speciales: Do të thirren dëshmitarë kundër Gucatit dhe Haradinajt

Prokurorja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Valeria Bolici, në seancën në konferencën për krerët e OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, ka thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka përmbushur të gjitha detyrimet e veta dhe i ka cilësuar si të pabazuara pretendimet e mbrojtjes.

“Parashtrimet e mbrojtjes janë të pabazuara në lidhje me numrin e dëshmitarëve. S’ka asnjë detyrim për prokurorinë që të intervistojë të gjithë dëshmitarët që synojnë të thirren për të dëshmuar në sallën e gjyqit. Megjithatë, prokuroria synon që të thërrasë për të dëshmuar autorët e deklaratave që tashmë janë bërë të ditura mbrojtjes”.

Bolici ka thënë se lidhur me vendimet e fundit për masat mbrojtëse, gjykata i ka dhënë urdhër ZPS-së të vendosë materiale të redaktuara.

Bolici ka thënë se në dritën e këtij informacioni mbrojtja mundet edhe njëherë t’i rishikojë afatet.

https://www.facebook.com/watch/?v=156950592933214