Visar Duriqi flet pas sulmit: M’i thyen katër dhëmbë

Pas trajtimit mjekësor që ka pranuar, gazetari Visar Duriqi ka dhënë deklaratë në Policinë e Kosovës në Prishtinë, pasi një natë më parë u rrah brutalisht nga tre persona të maskuar.

Pas deklaratës në polici, Duriqi ka thënë për media se rrahja ka zgjatur rreth një minutë e gjysmë, ndërsa sulmi ka nisur nga një person fillimisht, derisa më pas janë përfshirë edhe dy të tjerë.

Ai tha se i ka katër dhëmbë të thyer, nofullën dhe hundën të dëmtuar, si dhe lëndime të tjera.

Gazetari Duriqi pohon se ka pranuar kërcënime nga viti 2014, teksa shton se sulmi mund të ketë ardhur për shkak të punës së tij në dokumentarin hulumtues që e transmeton në TV dhe media online.

Duriqi ka deklaruar se hetimet për gjetjen e të dyshuarve do t’ia lë në dorë policëve hetues.