Digiqole ad

Bizneset në Suharekë obligohen që të mirëmbajnë hapësirat publike pranë objekteve të tyre

 Bizneset në Suharekë obligohen që të mirëmbajnë hapësirat publike pranë objekteve të tyre

Përmes një njoftimi në Facebook, Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj ka njoftuar se bizneset që gjenden në këtë qyetet janë të detyruar që ta mirmbajnë hapsirën publike para objektit me qëllim të mirëmbajtjes së ambientit.
Në të kundërt për mosrespektim të kësaj urdhërese,do të ndëshkohen nga inspektorët me gjobë mandatore, secili që nuk e zbaton.

Njoftimi i plotë:
Secili biznes kudo në Komunën e Suharekës, obligohet që hapsirën publike para lokalit apo objektit, në të cilin e ushtron veprimtarinë biznesore, që ta mirëmbaj (pastroj) çdo ditë, me qëllim të mirëmbajtjes së ambientit.
Për mosrespektim të kësaj urdhërese do të ndëshkohet nga inspektorët me gjobë mandatore, secili që nuk e zbaton.
Duhet ta kemi të qartë se nuk ka kompromis për zbatimin e kësaj urdhërese.
Bashkë me vullnetin më të mirë e realizojmë synimin tonë që Komuna e Suharekës të mbetet komuna me ambientin më të mirë në Kosovë.
Bali Muharremaj

No photo description available.

Digiqole ad

Të ngjashme