Pesë të vdekur dhe 445 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

445 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar në 24 orët e fundit nga gjithsej 2.570 mostra të  testuara.

Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv duke e ccuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 1.592.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (78 vjeç), Gjilan 1 rast (78 vjeç), Kamenicë 1 rast (65 vjeç), Prishtinë 1 rast (76 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (80 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive në vend është 68.351 raste nga 300.198 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 264 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 59.438 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.321.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 179 raste, Gjakovë 39 raste, Pejë 37 raste, Prizren 29 raste, Gjilan 24 raste, Ferizaj 16 raste, Mitrovicë 14 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Lipjan 13 raste, Vushtrri 13 raste, Podujevë 12 raste, Rahovec 8 raste, Kamenicë 7 raste, Skenderaj 7 raste, Suharekë 7 raste, Drenas 5 raste, Dragash 4 raste, Istog 4 raste, Obiliq 4 raste, Graçanicë 3 raste, Deçan 2 raste, Kllokot 2 raste dhe me nga një rast komunat Klinë, Malishevë dhe Viti.