Mërgimtari thotë se iu vodh vetura në pikë të ditës në qendër të Prishtinës

Një qytetar ka njoftuar se sot gjatë ditës i është vjedhur vetura e tij luksoze në qendër të Prishtinës.

Qytetari ka shkruar në grupin Network Prishtina dhe ka kërkuar ndihmë për gjetjen e veturës së tij Mercedes-Benz G-Class.

Vetura është me targa të huaja dhe sipas qytetarit që e ka denoncuar vjedhjen e makinës ajo ka qenë e parkuar pas restorantit “Rings” që gjendet në afërsi të Drejtorisë së Policisë së Kosovës.

Qytetari ka lënë edhe numrat e kontaktit për ata që e kanë ndonjë informacion për vendndodhjen e veturës.