Vetëaksident në Suharekë, lëndohen pesë persona

Policia ka njoftuar se një vetëaksident ka ndodhur në Suahrekë.

I dyshuari mashkull kosovar ka qenë duke e ngasur automjetin e tij, dyshohet nga pakujdesia e drejtuesit dhe mospërshtatja e kushteve të rrugës drejtuesi humb kontrollin mbi veturë dhe
shkakton vetë aksident trafiku duke dalur jashtë rruge.

Lëndime trupore pëson vetë drejtuesi i automjetit dhe katër pasagjerët dy femra kosovare dhe dy meshkuj kosovarë, të lënduarve ju është ofruar ndihma mjekësore.

Raportohet për dëme materiale të konsiderueshme të shkaktuara në automjet.