Lajçak në Kosovë, nesër takohet me Osmanin

Ushtruesja e detyrës së presidentes,Vjosa Osmani, do të takohet nesër me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Takimi mbahet në kabinetin e Presidentes në orën 08:00. Pas takimit, do të mbahet një konferencë për media në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka mbërritur sot në Kosovë për vizitë tre-ditore.

Ndërsa vizitën e ka nisur në selinë e Lëvizjes Vetëvendosjes, ku do të pritet nga kryetari i kësaj partie, Albin Kurti.