Nesër shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit

Procesi i numërimit të votave është duke shkuar drejt fundit, derisa nesër pritet të shpallen rezultatet përfundimtare.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Jemi pothuajse në përfundim të numërimit të fletëvotimeve. Kjo do të përmbyllet deri në orët e mbrëmjes. QNR-së i duhen disa orë kohë për ta përmbyllur administrimin për rezultatin e zgjedhjeve”.

“Rezultatet do të shpallen ditën e enjte më 4 mars, do të përfshijnë rezultatet për të gjitha partitë, komunat, qendrat e votimeve dhe rezultateve të votimit me kusht dhe me diasporë”, ka shtuar ai.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje doli partia e parë e cila pritet ta formojë edhe Qeverinë e ardhshme të Kosovës.

https://www.facebook.com/watch/?v=3881170688632842