Numërohen mbi 47 mijë vota të diasporës, VV prin bindshëm

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i fletëvotimeve të ardhura me postë nga jashtë Kosovës. E nga QNR thonë se janë në përfundim të këtij procesi dhe se deri në orët e mbrëmjes pritet përmbyllja e numërimit t votave nga diaspora.

Deri në ora 16:00 janë numëruar 47,336 fletëvotime të ardhura n KQZ nëpërmjet postës.

Nga ky numër Lëvizja Vetëvendosje ka fituar mbi 36 mijë vota. Gjithsejtë VV ka marrë 36,696 vota.

Ndërkaq Partia Demokratike e Kosovës ka fituar 4341 vota e Lidhja Demokratike 3743 vota.

E pas tyre renditet AAK që ka marrë 1045 vota nga diaspora. NISMA e Fatmir Limajt ka fituar 411 vota.

KQZ ka njoftuar se rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët do të shpallen nga ditën e enjte, më 4 mars