Shpallen rezultatet përfundimtare të 14 shkurtit: VV 49.95 %, LDK bie në 12.64%

KQZ ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit

Sipas rezultateve përfundimtare, Lëvizja Vetëvendosje si parti e parë ka marrë 438 334 mijë vota  apo 49.95 përqind. Sipas kësaj përqindje, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 58 ulëse në Kuvend.

Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 148 296 mijë vota apo 16.900% dhe pritet të përfaqësohet me 19 deputetë në Kuvend.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 110 978 mijë vota, apo 12.647% dhe pritet të përfaqësohet me 15 deputetë në Kuvend.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 62 111 mijë vota, apo 7.078% dhe do të përfaqësohet me 8 deputetë në Kuvend.

Lista Serbe ka marrë 44 404 mijë vota apo 5.060%  dhe do të ketë 10 deputetë në Kuvend.