Digiqole ad

Arrestohen tetë zyrtarë policorë

 Arrestohen tetë zyrtarë policorë

Në një aksion të zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm janë arrestuar tetë zyrtarë policorë.

Prokurorira Themelore e Prishtinës njofton se në aksionin e zhvilluar në bashkëpunim me Inspektoratin Policor ata janë arrestuar  nën dyshimin për veprat penale; “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës ose autorizimeve publike”, “Ushtrimi i ndikimit” si dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substance narkotike”.

Personat e arrestuar janë me inicialet; D.M, M.G, V.F, V.B, V.SH, R.S, B.J dhe M.K.

Bëhet e ditur se aksioni i sotëm është realizuar edhe falë bashkëpunimit të qytetarëve me Prokurorin e Shtetit dhe IPK-në.​

Digiqole ad

Të ngjashme