• 17/05/2021
Digiqole ad

Policët që u arrestuan sot, dyshohet se ishin përdorues të substancave narkotike

 Policët që u arrestuan sot, dyshohet se ishin përdorues të substancave narkotike

Policia dhe Prokuroria e Shtetit kanë dhënë detaje për aksionin e sotëm ku u arrestuan  tetë zyrtarë policorë.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka thënë se 8 zyrtarët policorë të arrestuar dyshohen për veprat penale: të keqpërdorimit dhe autorizimeve, ushtrimit të ndikimit, lëndim i lehtë trupor, posedimin dhe shpërndarjen e substancave narkotike.

Lumezi ka thënë se rasti ishte duke u hetuar qe një vit, shkruan Reporteri.net.

“Ju e dini që ky rast është duke u hetuar qe një vit në bashkëpunim me Inspektoratin dhe Policinë e Kosovës. Këta 8 persona që janë arrestuar janë të dyshuar për disa vepra penale: keqpërdorimit dhe autorizimeve, ushtrimit të ndikimit, lëndim i lehtë trupor, posedimin dhe shpërndarjen e substancave narkotike.

Në këtë mënyrë kemi vërtetuar se puna e përbashkët ekipore kanë dërguar porosi të qarta te të gjithë pjesëtarët e grupeve kriminale se herët e vonë do të përballen me drejtësi”, u shpreh Lumezi.

Lumezi ka thënë se për këtë rast janë bastisur disa lokacione dhe janë konfiskuar 9 telefona telefona mobil, 1 veturë dhe disa dokumente.

Në konferencë, po ashtu u tha se ka dyshime se zyrtarët policorë kanë pasë në posedim dhe mbase ishin përdorues të substancave narkotike.

“Ka dyshime se disa zyrtarë kanë pasë në posedim dhe mbase janë përdorues të substancave narkotike, hetimet e mëtutjeshme do të dëshmojnë nëse ishin edhe shitës të substancave narkotike”, u tha në konferencë.

Ndërkohë Drejtori i Policisë ka thënë se ky rast dëshmon se policia dhe prokuroria janë të përkushtuar të luftojnë çdo dukuri negative qoftë brenda këtyre institucioneve.

“Ky operacion ka dhënë rezultat me arrestimin e këtyre individëve. Policia mbetet e përkushtuar ta zbatojë ligjin. Këto hetime kanë rezultuar me disa prova të caktuar. E rëndësishme është fakti se kjo tregon që policia dhe prokuroria janë të përkushtuar të luftojnë çdo dukuri negative qoftë brenda këtyre institucioneve”, u shpreh ai.

Digiqole ad

Të ngjashme