• 16/05/2021
Digiqole ad

Një i vdekur dhe 10 raste pozitive me COVID-19 në Suharekë

 Një i vdekur dhe 10 raste pozitive me COVID-19 në Suharekë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.813 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 587 raste pozitive.

IKSHPK njofton se brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (62 vjeç), Gjilan 1 rast (56 vjeç), Prishtinë 1 rast (66 vjeç), Skenderaj 1 rast (66 vjeç), Suharekë 1 rast (70 vjeç), Viti 1 rast (65 vjeç).

Në Suharekë është raportuar një viktimë e moshës 70 vjeç dhe 10 raste të reja sipas vendbaimeve: Suharekë 1 rast, Vraniq 2 raste, Samadraxhë 5 raste, Gjinoc 1 rast, Peqan 1 rast

Digiqole ad

Të ngjashme