Si u plaçkiten 1500€ në pompen e derivateve në Suharekë!

Prizren, 08 mars 2021 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtarja e procedurës – Ajser Skenderi, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 06.03.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 05.04.2021 ndaj të pandehurit S.H., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale grabitja nga neni 317 par.1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Kosovës.

Si ndodhi rasti?!

I pandehuri S.H., me datë 3 mars, në orët e hershme të mëngjesit në pompën e derivateve, i pandehuri me një person tjetër me kanosje e përvetësojnë në mënyrë të kundërligjshme pasurinë e luajtshme të personit tjetër, në atë mënyrë që të pandehurit vendosin maskat anti – covid të veshur me xhaketadhe kapuç ngjyrë të zezë, i afrohen viktimës, dhe i drejtohen me fjalët ‘’ mos lëviz vetëm na jep para”, viktima nga frika fillimisht i ngrit duart lart dhe jep para në vlerë prej 1.500 (një mijë e pesëqind) euro, dhe i pandehuri S.H., pasi i pranon të hollat së bashku me personin tjetër i cili është në arrati largohen në këmbë me shpejtësi,